Flash News

KRYESORE

Akuzat ndaj Mirush Kabashit, deputeti i PD nuk i kursehet drejtorit të Ramës: Kumarxhi publik

Akuzat ndaj Mirush Kabashit, deputeti i PD nuk i kursehet drejtorit të

Pas akuzave të fundit të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili i ka kujtuar rrogën aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi, vetëm se ky i fundit është shprehur kundër shembjes së godinës së Teatrit, reagimet kundër tij kanë qenë të shumta.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi përmes një statusi në facebook, e ka cilësuar Çulin si një drejtor të korruptuar dhe një servil të Edi Ramës.

“Edi Rama shfaqet si burracak, kur ndërsen Hervin Çulin kundër Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Mirush Kabashi.

Është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha prej ordineri që kumarxhiu publik Çuli, përdor ndaj artistëve më të njohur, të cilët po refuzojnë korrupsionin gjigand te dyshes Rama - Veliaj, për të cilin po bëhet kurban shembja e Teatrit Kombëtar!

Duke vënë në skenë Apologjinë për Edi Ramën, Hervin Çuli, ky drejtor i korruptuar, i paaftë dhe servil ka marrë përsipër të hedhë baltë mbi çdokënd që del kundër Edi Ramës, por harron se siç thotë Viktor Hygo, kur diktatura është fakt, revolucioni është e drejtë e qytetarit”, shkruan Boçi në rrjetet sociale.

Të fundit