Flash News

KRYESORE

Akuzat ndaj Thaçit e Veselit, reagon Mustafa: Besoj se lufta e UÇK-së do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e pastër

Akuzat ndaj Thaçit e Veselit, reagon Mustafa: Besoj se lufta e

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas akuzave të ngritura ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale e Hagës, për krime lufte e tortura çnjerëzore.

Në një mesazh të shkurtët në Facebook, ai shkruan se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë, dhe e tillë duhet të konsiderohet edhe nga ndërkombëtarët.

Reagimi i plotë i Mustafës

"Besoj thellë se lufta e UÇK-së

Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb. IM"

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka anuluar fluturimin e të shtunës drejt Uashingtonit, pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të ngritur akt-akuzë kundër tij dhe Kadri Veselit, për krime lufte.

Të fundit