Flash News

KRYESORE

Akuzat ndaj Veselit e Thaçit, reagon Berisha: Uroj të provojnë para botës pafajësinë e tyre

Akuzat ndaj Veselit e Thaçit, reagon Berisha: Uroj të provojnë

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka reaguar për akuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se uron që të akuzuarit të provojnë pafajësinë para botës.

Ish kryeministri vlerëson  vendimin e Thaçit për të mos e përfaqësuar Kosovën në SHBA.

Postimi i ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha:

Reagim!

Akuzat ndaj individeve te veçante nuk mund zbehin luften çlirimtare te Kosoves si faqen me te ndritur te qendreses shqiptare per liri e dinjitet kombetar, qe nga luftrat e Skenderbeut.

Uroj qe te akuzuarit te provojne para botes pafajesine e tyre. Vleresoj vendimin e z.Thaçi per te mos perfaqesuar Kosoven ne takimin e Washingtonit. sb

Të fundit