Flash News

KRYESORE

Akuzat ndaj Xhafajt, deputeti demokrat mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Akuzat ndaj Xhafajt, deputeti demokrat mbërrin në Prokurorinë e

Deputeti i  Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar pas akuzave për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn.

Ashtu siç ishte bërë me dije që prej ditës së djeshme, Salianji ka nisur sot dëshminë e tij rreth orës 09:30.

Fletëthirrja e Prokurorisë është firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri. proKjo thirrje e Salianjit vjen pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës nga Britania e Madhe për çështjen e bisedës që pretendohet se është zhvilluar mes Agron Xhafes dhe Albert Veliut i njohur si dëshmitari X ose ‘Babalja’.

Kujtojmë që pas audiopërgjimit të Agron Xhafaj publikuar nga Partia Demokatike, audio qe dërguar në Britaninë e Madhe.  Albert Veliu, i prezantuar fillimisht si “Dëshmitari X”, në dëshminë e tij për gazetarin Jetmir Olldashi pranonte se kishte qenë pjesë e grupit të trafikut të drogës me Agron Xhafën dhe së fundi është ndihmuar nga ai për të siguruar një sasi kanabisi që do ta trafikonte.

Të fundit