Flash News

KRYESORE

Akuzat në distancë me Ballën, deputeti i PD: Ramës do i duheshin 5 vjet për të mbuluar përfshirjet e tua në vepra kriminale

Akuzat në distancë me Ballën, deputeti i PD: Ramës do i

Pas kërkesës së opozitës drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Rucit për përjashtimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me pretendimin se shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet, ka reaguar vetë kreu i grupit parlamentar të PS.

“Hallin tim s’e kam fare se kam vite që përplasen pa kompromis me këtë llum dhe pres edhe më keq se kaq. Po a e meriton Shqipëria këtë baltosje të vazhdueshme?”, shprehet Balla.

Kundërpërgjigja e radhës erdhi nga deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili tha se për të mbuluar përfshirjet e Ballës, Edi Ramës do i duheshin 5 vjet, jo 5 muaj, si në rastin e vëllait Agron, për të falsifikuar e prishur provat.

“Për të mbuluar përfshirjet e tua Taulant, Edi Ramës do i duheshin 5 vjet, jo 5 muaj, si në rastin e vëllait Agron, për të falsifikuar e prishur provat. Ti nga “furra” jote për 6 ditë nxorre tabulate telefonike “të skaduara”, por ato nuk bindin dot as miqtë e tu të krimit!

Sot është dita për të thënë, nuk keni parë gjë akoma...”, shprehet Salianji në statusin e tij në “Facebook”.

Të fundit