Flash News

KRYESORE

Akuzat nga Belgjika, Gjykata e Shkodrës lë në burg Safet Bajrin; figuron i dënuar me 22 vite burg

Akuzat nga Belgjika, Gjykata e Shkodrës lë në burg Safet Bajrin;

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Safet Bajrin, i njohur ndryshe edhe si Safet Rustemi, i cilësuar si i forti i grupit të Bajrajve.

Masa e sigurisë ndaj Safet Bajrit u vendos pas akuzave që shteti beg ka ngritur ndaj tij.

Mësohet se Belgjika e ka dënuar Bajrin me 22 vite burg në mungesë me akuzat për përfshirje në organizata kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe akuza të tjera.

Safet Bajri u arrestua mbrëmjen e së premtes në Tiranë ndërsa në pranga kanë rënë edhe 11 persona të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit Bajri.

 

 

Të fundit