Flash News

KRYESORE

Akuzat për abuzime me tenderat, rektori Koni: Gati të tregojë aktivitetin financiarë të universitetit

Akuzat për abuzime me tenderat, rektori Koni: Gati të tregojë

Ditën e sotme u mësua se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim ndaj rektorit të Universitit të Tiranës, Mynyr Koni dhe dekanit të Ekonomikut, Dhori Kule pasi akuzohen për shpërdorin detyre.

Referuar lajmit, ka reaguar vetë Koni, i cili shprehet se i bën thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar rreth këtyre akuzave.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni.

Bazuar në publikimet në media ditën e mërkurë datë 18.04.2018, shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar.

Në mënyrë të përsëritur, i bëj kërkesë organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme.

Të fundit