Flash News

KRYESORE

Akuzat për doktoraturë të kopjuar, Manastirliu mobilizon stafin e ministrisë për të përgënjeshtruar lajmin

Sot u publikua lajmi se doktoratura e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte kopjuar fjalë për fjalë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi.

Ministrja, në orët e darkës  e mohoi lajmin, përmes një statusi në ‘Facebook’, ku ndër të tjera tha se doktoratura e saj është realizuar, bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Megjithatë, duket se ministrja nuk është mjaftuar me kaq, por ka mobilizuar edhe stafin e ngushte dhe vartësit në rrethe për t’i shpërndarë sa më shumë qendrimin e saj.

Në faqen zyrtare ministres, shihet se statusi është shpërndarë nga mbi 200 persona, ku pjesa më e madhe e tyre janë profile të Drejtorive të Spitaleve Rajonale, Drejtorive të Shëndetit Publik apo edhe të Spitaleve Psikiatrike.

Veprime të tilla bien ndesh me ligjet, pasi institucionet publike nuk lejohen të përdoren për çështje me karakter politik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit