Flash News

KRYESORE

Akuzat për evazion fiskal, Ronaldo do ta zhvillojë seancën dëgjimore me anë të "livestream"

Akuzat për evazion fiskal, Ronaldo do ta zhvillojë seancën

Seanca dëgjimore për futbollistin Cristiano Ronaldon, i cili është  akuzuar për evazion fiskal gjatë periudhës kur ai ishte pjesë e Realit të Madridit, do të zhvillohet më 21 janar 2019, në Gjykatën e Madridit.

Sipas "Marca", kjo seancë do të shërbejë për të ratifikuar paktin që futbollisti ka arritur me organet fiskale spanjolle, teksa ka pranuar fajin dhe si rrjedhojë dënimin me dy vite burg me kusht, e një gjobë prej 18.8 milionë eurosh.

Seanca do të nisë në orën 9:50 të 21 janarit, ku Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm fizikisht, por do të marrë pjesë në seancë nëpërmjet një videokonference, ku do t’iu përgjigjet akuzave për 4 shkeljet fiskale të kryera në periudhën 2011-2014.

Cristiano Ronaldo është një prej emrave më të rëndësishëm të futbollit botëror, që ra në rrjetën e organeve fiskale spanjolle, së bashku me rivalin e tij Lionel Messi, si dhe Luka Modriç, Marcelo, Falcao, Di Maria, Mascherano, apo edhe trajneri Jose Mourinho.

Sipas Prokurorisë, Ronaldo kishte krijuar një shoqëri fantazmë për të fshehur një pjesë të të ardhurave të përfituara në Spanjë nga të drejtat e imazhit.

Të fundit