Flash News

KRYESORE

Akuzat për evazion fiskal, Ronaldo paguan gjobën dhe mbyll gjithçka me shtetin Spanjoll

Akuzat për evazion fiskal, Ronaldo paguan gjobën dhe mbyll

Portugezi Cristiano Ronaldo, i cili u transferua para pak kohësh tek Juventusi, ka mbyllur përfundimisht çështjet gjyqësore me Agjencinë Tatimore Spanjolle, pas akuzave për evazion fiskal.

Ai ka arritur të bëjë një pakt me Prokurorinë dhe organet fiskale spanjolle, duke pranuar të paguajë një gjobë prej 18.8 milionë eurosh, duke i shpëtuar dënimit me dy vite burg.

Marrëveshja  mes palëve është konfirmuar edhe nga instancat ligjore dhe tashmë Ronaldo mund të nisë i qetë aventurën e tij të re në Itali, me bluzën e Juventusit.

Kujtojmë që ndaj Ronaldos u ngritën 4 akuza për evazion fiskal, të kryer në katër vite të ndryshme.

Të fundit