Flash News

KRYESORE

Akuzat për favorizim të Habilajve, ish- ministri Tahiri dhe Çela mbërrijnë në gjykatë

Akuzat për favorizim të Habilajve, ish- ministri Tahiri dhe

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela kanë mbërritur sot në seancën e radhës gjyqësore.

Ata janë paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të synuar pafajësinë.

Ish ministri është parë i shoqëruar nga avokati i tij Maxim Haxhia, ndërsa kujtojmë se ish drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, u vetëdorëzua pak javë më parë.

Kjo është seanca e 7 gjyqësore që zhvillohet ndaj ish ministrit, pasi të mëparshmet janë shtyrë. Kjo e sotmja zhvillohet me dyer të mbyllura, edhe për mediat për shkak të pandemisë.

Pavarësish këtyre masave, në seancë janë lejuar përfaqësues të ambasadës amerikane.

Ish ministri Saimir Tahiri u shpall fajtor nga Krimeve të Rënda vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke u dënuar me 3.4 vite shërbim prove, por e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.

Çela akuzohet po ashtu për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ish drejtori i policisë, u dënua  në arrati në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

https://politiko.al/shtyhet-serish-seanca-per-saimir-tahirin-cilat-jane-arsyet/

Të fundit