Flash News

KRYESORE

Akuzat për komision ilegjitim, Hajdari-Bardhit: Nuk je përfaqësuesi më i mirë i demokratëve

Akuzat për komision ilegjitim, Hajdari-Bardhit: Nuk je

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka folur pas mbledhjes së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore që u zhvillua sot.

Duke ju përgjigjur akuzave të Gazment Bardhit se ky është një komision ilegjitim, Hajdari nuk la pa përmendur se shumica e demokratëve mendojnë për të që është ilegjitim në PD dhe jo i preferuar.

"Nuk mund të quhet komisioni ilegjitim sidomos kur vjen nga një anëtar i PD-së, i cili mund të quhet ilegjitim nga shumë demokratë të cilët nuk e mendojnë se është përfaqësuesi më i mirë i demokratëve në atë parti. Do të ishte mirë të mos hedhim akuza, por të bashkëpunojmë me njëri tjetrin.

Edhe nëse nuk do të jenë prezent, do i marrim në konsideratë propozimet. Javën tjetër do të kemi të pranishëm shoqërinë civile. Jemi akoma në fazën e diskutimit dhe unë nuk do të miratoj në asnjë moment asgjë as në parim", tha Hajdari.

Të fundit