Flash News

KRYESORE

Akuzat për kontratat e lobimit në SHBA, ambasadori Donald Lu i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Akuzat për kontratat e lobimit në SHBA, ambasadori Donald Lu i shkon

Pas akuzave të ditëve të fundit nga qeveria, se PD përmes parave të pista ka lidhur kontrata lobimi përmes një kompanie ruse në SHBA, vjen takimi i parë i ambasadorit amerikan Donald Lu me kryedemokratin, Lulzim Basha.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 80 minuta në selinë blu. Ky takim vjen pak ditë pas akuzave të vazhdueshme nga PS se PD ka lidhur kontrata lobimi në SHBA përmes kompanive ruse dhe financimi i tyre me paratë e pista. Këto fakte u publikuan në fillim të marsit nga revista amerikane “Mother Jones”, një referencë e përdorur edhe nga socialistët gjatë gjithë këtyre ditëve.

Një ditë më parë, kreu i PD, Lulzim Basha i kërkoi në një komunikim me gazetarët kryeministrit Rama që të presë përfundimet e hetimeve nga FBI dhe prokuroria lidhur me akuzat për kontratat me rusët për lobim në SHBA.

Basha deklaroi se kjo është një tymnajë për të larguar vëmendjen nga ish-ministri Saimir Tahiri dhe kokaina e kapur në Maminas.   

Të fundit