Flash News

KRYESORE

Akuzat për kontratat e lobimit; pas fakteve të Bashës, reagon sërish Taulant Balla

Akuzat për kontratat e lobimit; pas fakteve të Bashës, reagon

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas sqarimeve që publikoi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që tregonin se PD nuk kishte shkelur asnjë ligj për kontratat e lidhura me kompanitë amerikane dhe se ka dorëzuar të gjitha dokumentat në Prokurorinë e Shqipërisë.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Balla se prokuroria duhet të thërras Bashën dhe se kjo është një çështje që mban brenda një akt të rëndë, me implikime negative edhe në aspekte të sigurisë kombëtare.

“Lajm i mirë që Prokuroria është vënë në lëvizje, por presim të thërrasë Lulëzim Bashën. Sepse të mjaftohesh me Arben Ristanin është si t’i kërkosh kamarierit të dehur llogari për pijet e futura kontrabandë në lokal. Kjo është një çështje që mban brenda një akt të rëndë, me implikime negative edhe në aspekte të sigurisë kombëtare. Lulzim Basha duhet të japë shpjegime të qarta, pasi kjo nuk është më një çështje që i përket vetëm drejtësisë në aspektin financiar, por cënon drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare”, thotë Balla.

Të fundit