All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Akuzat për korrupsion në tenderin e uniformave të policisë: MB: PD nuk njeh ligjin, përgjysmuam kostot

Akuzat për korrupsion në tenderin e uniformave të policisë:
All - Paragraf - 1

Ministria e Brendshme iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike se ka shkurtuar kohëzgjatjen për garën e tenderit të Uniformave të Policisë me qëllim favorizimin e "klientëve të qeverisë", se "nuk e njeh ligjin".

All - Paragraf - 3

Sipas këtij institucioni, bëhet fjalë për një procedurë të kufizuar dhe se e gjitha kjo është bërë për të përgjysmuar koston ekonomike për operatorët ekonomik të interesuar të cilët nuk janë të detyruar të sjellin paraprakisht kampione apo monstra të mallrave.

Duke qenë se, për këtë procedurë prokurimi janë ngritur publikisht disa pretendime të pavërteta, të cilat burojnë kryesisht nga mungesa e njohurive të legjislacionit të prokurimit publik, sqarojmë të gjithë të interesuarit, se:

Prokurimi do të realizohet përmes “Marrëveshjes Kuadër”, si një instrument i përcaktuar nga legjislacioni i brendshëm për prokurimin publik dhe nga direktiva e Bashkimit Europian, që në rastin konkret garanton plotësimin e nevojave me uniforma për punonjësit e Policisë së Shtetit në çdo kohë, për një periudhë 4 vjeçare.

Përgënjeshtrojmë çdo pretendim, në lidhje me procedurën dhe afatet e saj, si dhe garantojmë, se përzgjedhja e fituesit do të realizohet në përputhje me parimet e mosdiskriminimit, transparencës dhe barazisë në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve ndaj operatorëve ekonomik.”, argumentoi MB.

Të fundit