Flash News

KRYESORE

Akuzat për korrupsion në Tiranë-Elbasan, paralajmëron Haxhinasto: Nëse është goditje politike, do jem shumë i rreptë

Akuzat për korrupsion në Tiranë-Elbasan, paralajmëron

Ish-ministri i Infrastrukturës  dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto është vënë nën verifikim nga Krimet e Rënda për hetimin që ka nisur për autostradën Tiranë-Elbasan.

Pas akuzave të ngritura ndaj tij, ka reaguar Haxhinasto i cili shprehet se nuk ka frikë nga hetimet dhe nga verifikimet pasi e gjithë veprimtaria e tij është e bazuar mbi dokumente. Ai paralajmëron përgjigje të rreptë nëse kjo çështje do të degjenerojë në goditje politike.

“S’më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithëkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumentave që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë”, është shprehur Haxhinasto.

Për këtë çështje është arrestuar edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika.

Të fundit