Flash News

KRYESORE

Akuzat për lobimin në SHBA, Kryemadhi në krah të Bashës: Qesharake, PD program fantastik në zgjedhjet e 2017-ës

Akuzat për lobimin në SHBA, Kryemadhi në krah të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar një nga çështjet më të përfolura të aktualitetit politik, akuzat e PS ndaj PD lidhur me kontratat e lobimit në SHBA. 

E ftuar në “News 24”, Kryemadhi e konsideron më shumë si një shqetësim të PS.

“Kjo çështje është më shumë një shqetësim i PS në media. Kemi dëgjuar shumë investigime, sidomos për Ramën, për bandat apo krimin e organizuar në Europë. Me ç’kam kuptuar me shumë pak dollarë hedh shkrime në çdo gazetë nëse është fjala për të sulmuar. Kompanitë lobiste s’ka rëndësi nëse janë rusë, gjermanë, apo italianë”, thotë Kryemadhi, ndërsa shton se është kundër kompanive të lobimit dhe tregon një eksperiencë të LSI në 2016-ën në kohën kur duhej të votohej Reforma në Drejtësi.

“Personalisht jam kundër lobimit, se janë kompani që funksionojë me strategjinë që të marrin më shumë para. Në SHBA rruga më e mirë për lobizmin është ambasada. Ata të arrin përsipër axhendën dhe punën. Kompanitë lobiste s’kanë rëndësi të madhe, sigurojnë një takim apo një foto, për mua s’janë të rëndësishme. LSI ka patur kompani lobiste në kohën e reformës në drejtësi, para votimit që u mor një grup i specializuar me ekspertë të ligjitdhe që orientuan LSI për qëndrimin në reformën në drejtësi, kjo pasi në atë kohë kishte kakofoni nga grupet e punës dhe se si u përpunua reforma, pra solli pasiguri.  LSI kontraktoi një kompani në SHBA, e paguam 50 mijë dollarë tre muaj, atëherë kur erdhi një ish prokuror nga SHBA. Janë të deklaruara në 2016. Është marrë Petrit Vasili me departamentin e financës. Kjo është një kompani lobimi për të prodhuar”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi foli edhe për rëndësinë e programit të PD në zgjedhjet e 2017-ës.

“PD ka një program fantastik të zgjedhjeve në 2017. Edhe ata kanë punuar me kompani lobiste, por me strukturat e CDU gjermane, kishte një program ekonomik të mirë për të nxjerrë vendin nga kjo situatë varfërie. Sa i përket akuzave por lobimin, Bashës nuk i bëhet vonë farë për këtë, më duket qesharake dhe është për të larguar vëmendjen nga situata e drogës”, u shpreh Kryemadhi, e cila u shfaq një ditë më parë në media pas mungesës së saj publike prej disa javësh.

Të fundit