Flash News

KRYESORE

Akuzat për lobimin rus, gjykata pushon çështjen për tre zyrtarët e PD, Ristani: Paratë rrodhën nga buxheti i partisë

Akuzat për lobimin rus, gjykata pushon çështjen për tre

Ka përfunduar seanca paraprake për zyrtarët e Partisë Demokratike, të cilët janë të pandehur për lobimin me vlerë 675.000 dollarë në SHBA.

Gjykata ka vendosur për pushimin e çështjes për kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë, ish-sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristanin dhe financierin e Partisë Demokratike Ilir Dervishi.

Në një dalje për mediat, Arben Ristani dha një prononcim pas seancës. Ristani akuzoi sërish prokurorinë si organ të kapur nga politika, teksa theksoi se ka mbajtur qëndrime kontradiktore për çëshjen.

“Veprimet e kryera janë të bazuara në ligj, janë normale. Është interesante për mediat dhe publikun për të treguar se çfarë ndodh kur institucionet bien pre e dhunës politike.

Prokuroria, një organ i çorganizuar me disa qëndrime. Ju thashë që është thjesht një akuzë e montuar politikisht. PD ka paguar para që rrjedhin nga buxheti i saj”, tha Ristani.

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë.

Të fundit