Flash News

KRYESORE

Akuzat për mashtrim/ Reagon avokati i Olesia Dukës: U përdor për pastrimin e 10 milionë eurove

Akuzat për mashtrim/ Reagon avokati i Olesia Dukës: U përdor

Avokati i stomatologes Olesia Duka ka zbuluar fakte të reja në lidhje me aktivitetin e klientes së tij. Arben Llangozi  ka treguar se në llogarinë e klientes së tij kanë kaluar 10 milion euro, duke hedhur dyshime se ajo mund të jetë përdorur për të pastruar para.

Avokati nuk ka përmendur emrat e personave por në fokusin e akuzave të mëparshme të tij kanë qenë IIdlir Hoxhës dhe Ilir Doçit, ndërsa ka akuzuar prokurorinë dhe institucionet e tjera  se nuk ka reaguar për të hetuar origjinën e këtyre parave.

“Të gjithë janë marrë me rrobat firmato të klientes sime. Rrobat firmato duhet t’i veshin të gjithë. Madje në Europë është turp t’i lexosh këto shkrime. Por në të gjithë botën, po të lexosh se në llogarinë e një personi kanë kaluar 10 milionë euro është dyshim i arsyeshëm për të kontrolluar aktivitetin e një personi. Pra, në rastin që po ju jap, vërtetohet qartë pastrimi i parave ose lekëve që s’kanë burim", tha avokati, i cili shtroi edhe disa pyetje:

"Prokuroria heshtje. Meqenëse Gjykata e bëri një gjyq, atëherë ia lë publikut të gjykojë. Ku i ka gjetur shoqëria ‘AMA’ 10 milionë euro të transferuara në llogarinë e ‘SHENDI DENT’? Jepni ju vendimin, pasi Gjykata dhe Prokuroria s’do që t’i shikojë këto shifra”, ka thënë avokati i Olesia Dukës.

Të fundit