Flash News

KRYESORE

Akuzat për ndryshim plani urbanistik, biznesmeni Bego i përgjigjet ‘live’ Bardhit: Do përballemi në gjyq

Akuzat për ndryshim plani urbanistik, biznesmeni Bego i përgjigjet

Partia Demokratike ka akuzuar kompaninë ‘Interte Express’ se po planifikon të ndërtojë në Tiranë një kompleks me 100,000 metra katror zonë banimi. Kompleksi planifikohet të ndërtohet në zonën e ‘Unazës së Re’, aty ku protestojnë prej muajsh banorët.

Biznesmeni Bego, në një lidhje direkte në emisionin "Të paekspozuarit" në News 24, ka mohuar akuzat e PD-së, ndërsa ka kërcënuar këshilltarin ligjor të PD-së Gazment Bardhin me gjyq. Ai pranon se kompania e tij ka “Inert Expres” ka bërë një projekt, por jo në truallin që denoncon opozita.

Edmond Bego: I them z. Bardhi që për këtë akuzë do përballet me mua në gjykatë për prishje të imazhit të firmës time. I them atij se pasi kam mbaruar dënimin tim 4 vjet e 4 muaj ku e kam kryer dënimin, nuk është 20 vjet. I them pse një njeri që është dënuar njëherë, duhet të jetë i dënuar tërë jetën? Basha gënjen për 14 mln eurot që unë kam marrë. Në rastin në fjalë s’kam lidhje, nëse vërtetohet që unë do të ndërtoj 60 mln euro aty, t’i kisha unë 60 mln euro, nuk do merresha me këtë punë. Pas dënimit, kam kaluar 3 herë rresht tek kontrolli për pastrim parash, ku kam rezultuar 0 lekë të futura nga krimi. 2 herë nga këto 3 herë, kanë qenë në kohën e PD. Kështu që jini më të përgjegjshëm, se kemi familje, kemi fëmijë. Nuk mund të abuzohet me një njeri që ka kryer një krim që ka kryer në vitin 2001, dhe të bëhet sikur ka ndodhur sot. Ajo që thotë Bardhi, nëse unë kam bërë një projekt. Firma ime ka bërë një projekt por unë nuk jamë pjesë e privatimzimit të atij trualli.

Më tej, Bardhi u shpreh se pagesa për privatizimin e truallit është bërë nga Bego dhe se PD ka dokumentacionin e plotë për çdo denoncim të bërë.

Të fundit