Flash News

KRYESORE

Akuzat për propagandë, Ahmetaj 'i kthehet' opozitës: Gënjeshtarë dhe të pacipë! Gjatë gërmimeve në Kurbin u gjetën predha

Akuzat për propagandë, Ahmetaj 'i kthehet' opozitës:

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka reaguar pas akuzave të opozitës për mashtrim propagandistik me procesin e rindërtimit. Ahmetaj është shprehur se “është i kujdesshëm duke tentuar t’i rrijë larg politizimin e procesit të rindërtimit”.

Ndërkaq, i gjendur përballë pretendimeve të PD-së se aktualisht në Kurbin nuk ka asnjë kantier ndërtimi ministri, Ahmetaj theksoi se aty është duke u punuar dhe madje gjatë punimeve janë gjetur predha, saqë është dashur ndërhyrja e skuadrës së genios.

“Unë jam shumë i kujdesshëm ku flas për rindërtimin dhe i rri larg politizimit të procesit. Besoj se ato tentojnë të përdorin instrumenta të vjetra të dala boje deh të pavlefshme në një proces kaq emocional dhe të rëndësishëm. Kompania turke sot është në terren dhe po hap gropat. E vërteta është se unë dy herë kam nxjerrë punimet aty. Dhe po të shkojmë tani do ta shikoni se aty po punohet. Do të ndërtohen 524 apartamente dhe është një investim serioz. Aty ka punëtor aty ka mjete. Madje nëse doni të dini një detaje gjatë gërmimeve kanë dalë disa predha dhe u detyruam që të çonim genion të pastronte zonën, predha të vjetra. Të gjitha këto kur shikon një proces që po ecën normalisht që njerëzit e prekin të shkosh të hedhësh baltë unë nuk merrem me këtë pjesë. Ky është një proces shpirtëror”, tha Ahmetaj për Fax News.

I pyetur për deklaratën e Lindita Metaliajt, e cila tha se në Lezhë nuk po rindërtohet shkolla, Ahmetaj tha se ajo është një gënjeshtare e rëndomtë dhe e ftojë që të shkojnë së bashku dhe ta shikojnë që t’i dali gënjeshtra.

“Ajo është gënjeshtare e rëndomtë, ftojë te vijë me mua të vijë ti dali gënjeshtra, në shkolla që janë duke u rindërtuar. Ftojë në takim me mua me komisionin që ti konfirmojë komisioni zyrtarisht listën e shkollave. Por është e detyruar të gënjejë pasi atë punë ka, as nuk e kam dëgjuar fare. Jam shumë i sinqertë. Dalin në mënyrë vulgare dhe të pacipë duan të hedhin baltë në një proces që është shembullor”, tha Ahmetaj.

Të fundit