Flash News

KRYESORE

Akuzat për Rrugën e Kombit, Berisha i kthehet Ramës: Grushti që more në Kalimash ta ka tretur mendjen

Akuzat për Rrugën e Kombit, Berisha i kthehet Ramës: Grushti

Gjatë këtyre ditëve ku kryefjalë e debateve në media e më gjerë ka qenë revolta e banorëve të Kukësit kundër tarifës në Rrugën e Kombit, përplasje të shumta ka patur edhe mes politikanëve.

Ndërsa kryeministri Rama ka dhënë shpjegime dhe është justifikuar lidhur me tarifën e vendosur 5-22 euro, ndër të tjera ka bërë edhe një krahasim me qeverinë “Berisha” për të cilin tha se ai vetë kishte planifikuar në kontratë që tarifa minimale të ishte jo 5, por 8.5 euro.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur shefit të qeverisë, duke i9 cilësuar deklaratat e tij si ordinere dhe se” grushti turinjve që mori në Kalimash ja ka tretur mendjen piktorit dështak”.

REAGIMI I PLOTË

Nje ordiner apo piktori deshtak ne “Opinion”!

Te dashur miq, grushti turinjve qe mori ne Kalimash ja ka tretur mendjen piktorit deshtak, i cili filloi dhe mbaroi Opinion-in me tabelen e shumezimit duke perseritur si papagall nje lapsus qe eshte bere thelbesor ne psiqiken e tij te semure.

Duhet te jesh se paku analfabet, per te mos thene dhe maskara apo dhe me keq, qe te shprehesh se:

1- Rruga e Kombit eshte bere pa studim gjeologjik, se rruga e Elbasanit eshte bere pa studim gjeologjik.

Vetem nje mendje e semure me zero njohuri ne ndertime kontrata etj etj mund te pretendoje nje marrezi te tille

2- se qenka hapur tender per mirmbajtjen e Rruges se Kombit me vleren 8.5 euro, gje qe nuk ka ndodhur kurre, por qe aq shume eshte trembur dhe trullosur nga goditja qe mori sa tani kerkon te mbrohet me trillimet e tij

3- Rruga e Kombit mund te shpetohet vetem me ‘taksen plaçke’ dhe jo me taksen e qarkullimit, te cilen e ka trefishuar.Nderkoh ligji i vendit ne menyre taksative percakton perdorimin e takses se qarkullimit vetem per mirmbajtjen e rrugeve.

Dhe se

4- Rruga alternative nuk eshte kusht per vendosjen e pagesave ne autostrada.

Nje deklarate te tille mund ta beje vetem nje njeri difiçitar qe thote se “ç’me duhet mua se çfare them une”! sb

 

Të fundit