Flash News

KRYESORE

Akuzat për të vëllain, Albert Veliu: Nuk kam asgjë me Fatmirin, por të gjithën e kam me Agronin

Akuzat për të vëllain, Albert Veliu: Nuk kam asgjë me

Albert Veliu thotë se përplasja e tij me Agron Xhafajn nuk ka prapaskenë politike, por është e gjitha personale.

“Nuk ka këtu as PD, as PS, partia ime është partia cime”, tha Babalja në emisionin ‘Open’.

Veliu theksoi se e gjithë përpjekja e tij me audio-përgjimin kishte për qëllim të godiste Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërkohë që me këtë të fundit nuk ka asgjë personale.

“Nuk ka lidhje asnjë politikë këtu, as Olldashi, as Salianji, as Rama, as Xhafaj, të gjithë e kam me atë (Agronin)”, deklaron Veliu.

Albert Veliu tha se Agron Xhafaj e kishte braktisur atë dhe familjen e tij gjatë kohës që qëndroi në burg dhe për këtë arsye kërkonte hakmarrjen.

Flet për herë të parë Albert Veliu: Në audio është zëri i Agron Xhafajt; po më bëjnë presion për të ndryshuar dëshminë

Albert Veliu: Nuk e dija që Olldashi është gazetar. Në Kukës më mbajtën peng

Të fundit