Flash News

KRYESORE

Akuzat për trafik droge, a i ka dhënë ende Valdrin Pjetri gjurmët e gishtave pas kërkesës së Prokurorisë?

Akuzat për trafik droge, a i ka dhënë ende Valdrin Pjetri

Prokuroria e Përgjithshme iu përgjigj sot kërkesës së Partisë Demokratike, e cila i kërkoi nisjen e verifikimit dhe hetimit të Valdrin Pjetrit, i shpallur fitues në 30 qershor për Bashkinë e Shkodrës.

Pjetri akuzohet se ka fshehur dënimin në Itali për trafik droge në formularin e dekriminalizimit, 17 vjet më parë.

Në reagimin e organit të akuzës thuhet ndër të tjera se Valdrin Pjetrit i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

“Më datë 06.08.2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda). Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore”, njofton Prokuroria.

Megjithatë, duket se pavarësisht se kjo kërkesë i është drejtuar Pjetrit që më datë 9 gusht, sipas Report tv ai ende nuk është paraqitur për shenjat e gishtërinjve, por pritet të paraqitet pranë Institutit të Policisë Shkencore në ditët në vijim.

Burime për Report TV bëjnë me dije edhe se ai është në Itali ku po merret me këtë çështje për të cilën akuzohet se është mbajtur e fshehtë.

Të fundit