Flash News

KRYESORE

Akuzat se merr para nga Greqia, reagon Olta Gixhari: Është një marrëzi që më ka prishur ditën

Akuzat se merr para nga Greqia, reagon Olta Gixhari: Është një
Aktorja Olta Gixhari është shprehur e revoltur me lajmin që publikoi një media greke e quajtur “Eleftheri Ora”, ku shkruane se Gixhari ishte ndër përfitueset e fondeve sekrete greke. Në një status të publikuar në ‘Instagram’, Gixhari kërkon përgenjështrimin e lajmit, ndërsa shton se sonte do të sqarojë gjithçka në emisionin ‘Opinion’. “Eshte nje marrezi qe me ka prishur diten! Dikush do mbaje pergjegjesi per kete shpifje te rende kunder emrit tim. Neser [sot] nje deklarat me e gjate ne Opinion”,shkruan Gixhari. Në listë ishin edhe emra të tjerë, si Eni Vasili, Artan Hoxha apo Artur Zheji, por ata mohuan kategorikisht të kenë përfituar para nga shteti grek duke e cilësuar listën lajm të rremë.

Të fundit