Flash News

KRYESORE

Akuzat se PD ka lidhje me lobingjet ruse; Si i shantazhoi Edi Rama perëndimorët për takimin me Vladimir Putin

Partia Socialiste ka qenë mjaft aktive në lidhje me akuzat ndaj Partisë Demokratike se lobingjet ruse kanë financuar takimin e kryetarit Lulzim Basha me presidentin e Amerikës, Donald Trump.

Eksponent të rëndësishëm të së majtës, duke filluar nga kryeministri Rama deri tek deputetët kanë Taulant Balla, Ditmir Bushati dhe Elisa Spiropali e kanë kthyer këtë çështje të paverifikuar ende në një ‘kalë beteje', duke akuzuar se PD ka cënuar raportet e Shqipërisë me institucionet evropiane.

Megjithatë, në dhjetor të vitit të kaluar kryeministri Rama deklaronte në prag të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për çështjen e negociatave të anëtarësimit se ai ishte gati të takonte presidentin e Rusisë, Vladimit Putin.

I ftuar në emisionin ‘Top Story’ të gazetarit Sokoll Balla, kryeministri Rama pranoi se do ta takonte shefin e Kremlinit pa asnjë ngurrim, duke i dërguar një mesazh të qartë BE-së se vonesat e pajustifikuara mund ta rreshtojnë Shqipërinë në krah të Rusisë, shkruan politiko.al

“Nuk ka qenë asnjëherë në rendin e ditës një gjë e tillë, por nëse do të vendosej, nuk do të kisha asnjë ngurrim që ta takoja”.

Veç kësaj, Rama theksonte se Bashkimi Evropian nuk po tregohej fleksibël me qëndrimin ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimorë, ndryshe nga Rusia që kishte një strategji të qartë për të influencuar në zhvillimet rajonale. 

Aktualisht, Shqipëria po pret që t'i çel negociatat me Bashkimin Europian në qershor.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154235787761523/

Të fundit