Flash News

KRYESORE

Akuzat si ish-sigurims në KLP, gjykata ‘rrëzon’ Autoritetin e Dosjeve: Bujar Sheshi nuk është ‘Venusi’

Akuzat si ish-sigurims në KLP, gjykata ‘rrëzon’

Gjykata Administrative ka vendosur që të pranojë padinë e Bujar Sheshit, anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kundër Autoritetit të Dosjeve, e cila në bazë të një raporti e konsideronte atë si një ish-bashkëpunëtor të Sigurimit.

Ky i fundit ngriti padi për falsifikim dhe shpërdorimit të detyrës ndaj  Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, çka pas hetimit nga ana e prokurorisë, Gjykata Administrative vendosi ta pranojë, duke hedhur poshtë raportin e Autoritetit  të Dosjeve, e cila e akuzonte atë si ish-sigurims, madje me nofkën ‘Venusi’.

Ky vendim u mor nga gjyqtari Emiliano Ruli.

Të fundit