Flash News

KRYESORE

Akuzohej për mashtrim, lirohet me kusht vajza e themeluesit të Huawei

Akuzohej për mashtrim, lirohet me kusht vajza e themeluesit të Huawei

Meng Wanzhou, vajza e themeluesit të Huawei, është liruar me kusht nga një gjykatë kanadeze.

Zyrtarja më e lartë financiare e kompanisë, mund të ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzat për mashtrim, lidhur me shkeljen e pretenduar të sanksioneve ndaj Iranit.

Gjykata e Vankuverit ka vendosur lirimin me kusht, kundrejt një garancie prej 10 milionë dollarësh kanadezë.

Meng u arrestua në Vankuver më 1 dhjetor, ndërsa paraburgimi i saj ka zemëruar ndjeshëm Kinën, e cila kishte kërcënuar se do të përshkallëzonte luftën ekonomike me ShBA-të.

Të fundit