Flash News

KRYESORE

Akuzohej për pastrim parash, Peza rimerr pasurinë pasi Gjykata rrëzon Prokurorinë

Akuzohej për pastrim parash, Peza rimerr pasurinë pasi Gjykata

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestron e pasurisë së deputetit Alfred Peza, ndërsa aksionet prej 1.1 miliardë lekë pranë një banke të nivelit të dytë do të mbetet të sekuestruara pasi për to Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar më parë masën e sekuestros sipas ligjit antimafia.

E kontaktuar nga Report Tv Prokuroria sqaroi se kërkesa në Gjykatën e Lartë ishte vetëm për veprën penale të pastrimit të parave. Vendimi për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë të paraqitur në Gjykatën e Lartë për veprën penale pastrim parash është marrë nga Kolegji Penal ndërsa ende nuk është bërë publik argumentimi i këtij vendimi.

Më 13 prill 2017, Prokuroria i depozitoi kërkesë krimeve të rënda në zbatim të ligjit antimafia ndërsa kjo gjykatë e miratoi kërkesën deri në përfundim të hetimeve të nisura ndaj deputetit socialist. Ndaj deputetit Peza, Prokuroria e Përgjithshme po kryen hetime për mospagim taksash, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash, ndërsa vetë Peza ka reaguar disa herë duke deklaruar se ai me bashkëshorten pasurinë e ka vënë në mënyrë të ligjshme dhe ky proces është sulm ndaj tij.

Të fundit