Flash News

KRYESORE

Akuzohej se nuk kish paguar 8 milionë euro taksa, Apeli shpall të pafajshëm Rezart Taçi

Akuzohej se nuk kish paguar 8 milionë euro taksa, Apeli shpall të

Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit. Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e shpalli Taçin të pafajshëm në lidhje me dosjen ARMO në qershor të vitit 2018.

Kjo gjykatë e ka shpallur biznesmenin të pafajshëm edhe pas gjyqit të katërt të zhvilluar ndaj tij.

Rezart Taçi akuzohej nga Prokuroria se nuk kishte paguar tatimet dhe taksat me vlerë prej 8 milionë eurosh.

Prokuroria i nisi hetimet në bazë të një raporti të auditit të tatimeve që e kishte konstatuar së pari këtë shkelje pas kontrollit të veprimtarisë së ARMO-s për vitet 2011-2013.

Të fundit