Flash News

KRYESORE

Akuzohen për falsifikim dokumentash, në pranga edhe vëllai i Arben Ndokës

Akuzohen për falsifikim dokumentash, në pranga edhe vëllai i

Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka përfundoi në pranga për “falsifikim dokumentash” e “tjetërsim pronash” dhe menjëherë u arrestua edhe vëllai i tij, Xhevahir Ndoka. Ish-deputeti ka ndihmuar familjarët e tij të marrin pronë në zonën e quajtur Rana e Hedhun në Lezhë.

Hetimi ka mbledhur prova se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Të fundit