Flash News

KRYESORE

Akuzohen për kontrabandë, arrestohet biznesmeni dhe tre doganierët

Akuzohen për kontrabandë, arrestohet biznesmeni dhe tre

Tre doganierë dhe një biznesmen janë arrestuar këtë mëngjes në doganën e Kapshticës pasi dyshohet se kanë favorizuar kontrabandën e mallrave.

Doganierët akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa bashkë me ta janë arrestuar edhe 3 shtetas për përfshirje në kontrabandë.

Sipas policisë Doganierët lejuan që malli të futej pa kontroll. Doganierët e arrestuar janë F. Guxo, K, Nastimi dhe R. Molla.

Ndërsa personat e ndaluar janë Kristi Meslani, Rezart Shega, Mario Berberi. Meslani dhe Shega transportonin pije pa faturë doganore kur u ndaluan nga policia.

Të fundit