Flash News

KRYESORE

Akuzohen për një sërë vjedhjesh në Maqëllarë, arrestohet i dyshuari i tretë

Akuzohen për një sërë vjedhjesh në Maqëllarë,

Disa ditë më parë dy të rinj u arretuan në Maqëllarë të Pershkopisë, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh në këtë zonë. Policia ka arrestuar të dyshuarin e tretë, 24 vjeçarin Viktor Rudi.

Policia e Dibrës në një njoftim për median bën me dije:

Kapet dhe ndalohet  i dyshuari i tretë  si autorë i disa vjedhjeve të ndodhura më parë

Ndalimi i tij në kuadër të operacionit “Maqellara” finalizuar me sukses në datën 23.07.2018.

Në vijim të punës për parandalimin,  zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë , si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre vjedhjeve, nga shërbimet  Komisariatit të  Policisë Dibër, në  kuadër të operacionit policor të koduar “MAQELLARA”,  u bë kapja dhe  ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim :

Viktor Rudi, 24 vjeç,  banues në  Shupenzë, Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonën e Maqellarës, ku në bashkepunim me shtetasit ( R.J dhe E.J, të arrestuar me datë 23.07.2018) kryenin vjedhje banesash.

Ndaj tij  Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për  veprën penale 'Vjedhje', kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprime të mëtejshme.

Të fundit