All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Akuzohen për vrasje, vjedhje dhe kultivim narkotikësh; ekstradohen 3 shqiptarë

Akuzohen për vrasje, vjedhje dhe kultivim narkotikësh; ekstradohen 3
All - Paragraf - 1

Janë ekstraduar brenda 24 orëve të fundit  tre shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme penale.

All - Paragraf - 3

Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden kanë bërë të mundur arrestimin dhe ekstradimin nga Gjermania drejt vendit tonë i të dënuarit, shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, nga Fieri.

Kapllanaj  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, "Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim ".  Ai, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.

Gjithashtu u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç nga Tropoja.

Shtetasi G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L , me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim".

U bë i mundur edhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit R. R., 54 vjeç, nga Vlora. Shtetasi R. R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale "Grupit të Strukturuar Kriminal" dhe “Kultivimit të bimëve narkotike".

Të fundit