Flash News

KRYESORE

Akuzohen se trukuan ndeshjen e Ligës së Europës, Luftëtari ‘përgjigjet’ me afrimin e dy futbollistëve nga Spanja

Akuzohen se trukuan ndeshjen e Ligës së Europës, Luftëtari

Drejtuesit e Luftëtarit kanë lënë mënjanë akuzat se ishin pjesëmarrës në trukimin e ndeshjes paraeliminatore të Ligës së Europës kundër skuadrës lituaneze të Ventspilsit.

Klubi ka njoftuar ditën e sotme se në ditët në vazhdim do të prezantojnë dy lojtarë të njohur nga Kategoria e Dytë e Spanjës, të cilët do të përforcojnë më shume ekipin në prag të sezonit të ri që fillon më 19 gusht.

“Në ditët në vijim pjesë e skuadrës sonë do te jene edhe dy futbolliste qe aktualisht luajnë ne Segunda Division ne Spanje. Klubi i futbollit Luftëtari do te jete një ekip cilësor qe do te synoje renditjen ne vendet e larta te Superliges dhe mbi te gjitha te prodhoje një futboll cilësor”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e klubit.

Ndëkohë, Presidenti i Federatës Lituaneze të futbollit, Tomas Danilevicius është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me UEFA-n për tu shkuar deri në fund dyshimeve duke shtuar se sjellja e futbollistëve të Luftërit tek goli i trete në minutën e 90+3 ishte mjaft e dyshimtë.

Të fundit