Flash News

KRYESORE

Akuzohet në Indi se vodhi 725 milionë dollarë, Shqipëria i jep azil politik

Akuzohet në Indi se vodhi 725 milionë dollarë,  Shqipëria i

Autoritetet shqiptare vendosën që t’i japin azil politik shtetasit indian Hiteshkumar Patel, i cili kërkohet nga autoritetet indiane sepse akuzohet për mashtrim. Referuar akuzës, ai ka përfituar nga një bankë në Delhi, shumën prej 725 milionë dollarësh. Kërkesa pro azilit politik për 59-vjeçarin, u firmos në fund të muajit nëntor, raporton Top Channel.

Hiteshkumar Patel, kunati i një tjetër të kërkuari, Nitin Sandesara, u mbaj nën arrest shtëpiak në Tiranë, menjëherë pas tentativës për t’u larguar nga Shqipëria, pasi një gjykatë në Nju Delhi kishte miratuar fletë arrestin për të dhe dy vëllezërit Sandesara.

Patel dhe Sandesara janë drejtues të kompanisë “Sterling Biotech”, përmes të cilës dyshohet se u morën 725 milionë dollarë amerikane kredi në bankat shtetërore të Indisë dhe që më pas u zhdukën nëpërmjet një rrjeti prej 300 kompanish offshore.

Media indiane e quan atë si mendja qe frymëzoi skemën e mashtrimit. Sandesara mori pasaportë shqiptare dhe u emërua si konsull nderi ne Nigeri. Pas bërjes publike të lajmeve, ministria e Jashtme shqiptare reagoi e sqaroi se emërimi si konsull nderi i të shumëkërkuarit u bë duke marrë në konsideratë kushtet e konventës së Vjenës.

Të fundit