Flash News

KRYESORE

Akuzohet për 4 vepra penale, kush janë dy prokurorët që po hetojnë Adriatik Llallën

Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e nisur dy muaj më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, tashmë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe se prokurorët që janë duke administruar këtë hetim mësohet të jenë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho. Hajdarmataj është kreu i prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili shpalosi dosjen hetimore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në tetor të vitit të shkuar.

Së bashku me Klodian Brahon, dy prokurorët po hetojnë Llallën lidhur me pasurinë e këtij të fundit, sipas shqiptarja.com.

Çështja penale kundër Adriatik Llallës pak ditë më parë u transferua tek Krimet e Rënda, pasi akuza e Durrësit gjatë verifikimeve të kryera ka konstatuar shkelje ligjore, për sa i përket makinacioneve që Llalla ka kryer për rritjen e pasurisë së tij, nëpërmjet shtetasve Gazmen Brahimaj dhe Edison Dushku.

Por nuk ka qënë vetëm kjo arsyeja e transferimit të dosjes nga Durrësi në Tiranë, pasi prokurorët kanë shfrytëzuar dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila udhëzon prokuroritë e rretheve që çështjet penale të riregjistruara për zyrtarë të lartë nga 1 gushti 2017 e në vijim, duhet t'i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kjo e fundit ka kompetencat ligjore për të hetuar këtë kategori.

Vetë posti i kryeprokurorit që mbante Llalla, konsiderohet si nivel i lartë i këtij zyrtari, që tashmë është nën hetim për 4 vepra penale si  “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Besim Hajdarmataj

Të fundit