Flash News

KRYESORE

Akuzohet për evazion fiskal, ish-futbollisti i Real Madrid rrezikon 8 vite burg

Ish-futbollisti i Real Madrid, Xabi Alonso, mund të dënohet me tetë vjet burg për evasion fiskal, pasi sipas autoriteteve spanjolle ai ka të ardhura të padeklaruara nga të drejtat e imazhit.

Këtë vit, autoritetet spanjolle rihapën çështjen e tyre të vitit 2015 kundër Alonsos, kur ai luante akoma me Real Madridin, ku u akuzua për përdorimin e një kompanie në Madeira për të drejtat e tij të imazhit, e cila është larg kontrollit fiskal.

Rasti dyvjeçar u mbyll fillimisht në 2017, pasi u konstatua se nuk kishte kryer ndonjë krim.

“El Confidencial”, raporton se prokurorët kërkojnë një dënim me burg për Alonso, nëse ai shpallet fajtor.

Në vitet e fundit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë akuzuar për evasion fiskal në Spanjë, por kanë fituar pafajësinë e tyre.

Të fundit