All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Akuzohet për grabitjen e bankës, vjehrri i të arrestuarit në Radhimë: S’ka bukë të hajë, shefi i degës e shpalli në kërkim

Akuzohet për grabitjen e bankës, vjehrri i të arrestuarit në
All - Paragraf - 1

Vjehrri i Gaqo Gjini, personi i cili u arrestua pasditen e sotme nga policia në Radhimë, hedh poshtë akuzat që rëndojnë ndaj dhëndrit të tij.

All - Paragraf - 3

Ai thotë se Gjini, i cili akuzohet edhe për grabitjen e një banke në Vlorë në 2016-ën, nuk kishte lidhje me krimin. Ai pohoi se dhëndri i tij gjente punë ku të mundej, ndërsa nuk kishte me se të ushqente fëmijët. Në një intervistë për News 24 vjehrri i Gjinit nuk i kurseu akuzat për ish-drejtorin e Policisë së Vlorë, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës me bandën e Habilajve, ndërsa shtoi se gjatë kohës së tij, dhëndri u shpall në kërkim.

“Ai s’ka bukë për darkë. Ne s’dimë gjë fare, tani erdhëm. Tani e morëm vesh nga vajza që aty kishin hyrë 500 policia në shtëpi. E shpallën në kërkim kur ishte ai shefi i degës, i pari, ai i degjeneruari që është shpallur në kërkim. Vajzën e gjetëm pa ndenja, me dy fëmijë të mitur. Ai s’ka grabitur asgjë, le të thonë ça të duan. Dhëndri ka rreth 6 vjet e ca në këtë banesë. Në atë banesë jeton vajza me dhëndrin. Ku ka gjetur punë ka punuar, ku të gjente punonte”, tha vjehrri.

Të fundit