Flash News

KRYESORE

Akuzohet për korrupsion, gjyqtarja Margjeka akuza SPAK: S'kanë asnjë provë, po më godasin politikisht

Akuzohet për korrupsion, gjyqtarja Margjeka akuza SPAK: S'kanë

Gjyqtarja e komanduar në Apelin e Korçës, Mimoza Margjeka është shfaqur sërish e revoltuar, ndërsa ka sot seancën në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Ajo akuzon SPAK se po e godet politikisht pasi është e vetmja gjyqtare që cilësoi nul mandatin e Valbona Sakos, si kryetare e bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ajo këkron që seanca të bëhet publike, pasi me justifikimin se duhet të respektohen propokollet e pandemisë, nuk lejohen mediat në sallë.

“Nuk kanë asnjë provë, është thashetheme. Do kërkoj foninë jashtë nëse ju nuk lejojnë. Le të futen gazetarët meqë është çështje sensistive. Janë fjalë propagandistike. Gazetarë thonë kemi informacion nga SPAK. Dosjen e lexova, jam e çuditur, kanë goditur reputacionin tim.

Dyshoj se është tendencë, nëse dikujt i del përballë diçka do i godasë. Jam e vetmja gjyqtare që nuk i dhashë mandat një bashkie se thashë është nul. Mendova se do ta bënin dhe gjyqtarët e tjerë. Do ta shikoni dosjen, nuk na lejohet ta publikojmë”, tha Margjeka, e cila akuzohet për korrupsion nga prokuroria e posaçme, ndërsa kundërshton masës e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

SPAK e akuzon për korrupsion pasi dyshohet se ka marrë 6 mijë euro për të zbutur masën e sigurisë për një të paraburgosur për trafik klandestinësh, Orion Bali, duke vendosur nga nga arrest me burg në granaci pasurore.

Të fundit