Flash News

KRYESORE

Akuzohet për një sërë operacionesh plastike, Aurela Hoxha: I kam fobi njerëzit që s’janë të bukur

Akuzohet për një sërë operacionesh plastike, Aurela Hoxha: I

Aurela Hoxha është një nga modelet shqiptare më të përfolura të showbizz-it shqiptar. Shpesh herë është përfolur dhe është akuzuar se ka bërë disa ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë dhe trup, ndonëse ajo ka pranuar vetëm fryrjen e buzëve.

Ky fakt u përforcua edhe më shumë kur u publikuan fotot e Aurelës para ndërhyrjeve plastike, shumë ndryshe nga ajo që shfaqet sot nëpër fotot e rrjeteve sociale.

Megjithatë, Aurela ka befasuar në një deklaratë të saj, kur është pyetur nëse i paragjykon njerëzit nga pamja e jashtme. Ajo ka treguar se i ka fobi personat që për të nuk janë të bukur, gjatë intervistës së saj në “Pop Culture”.

“Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë” , u shpreh Aurela.

Të fundit