Flash News

KRYESORE

Akuzohet për pastrim parash e shpërdorim detyre, gjykata rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës

Akuzohet për pastrim parash e shpërdorim detyre, gjykata rrëzon

Gjykata për Krimet e Rënda ka rrëzuar animimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llala kundër zgjatjes së hetimeve. Llalla ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit, por Gjykata e ka hedhur poshtë ankimimin.

Para një jave, prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati afatet e hetimit për Llallën edhe për tre muaj. Hetimi ndaj Llallës ka nisur në mars 2018 për akuzat e “fshehjes se pasurisë”, “mosdeklarimin e të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Llalla ka një betejë të hapur me drejtësinë shqiptare, nga ana tjetër, ai ka nisur punën duke punësuar edhe dy lobistë me qëllim që të largohet nga lista e personave të padëshiruar, i shpallur nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Llalla u sulmua hapur nga ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, duke e akuzuar drejtpërdrejt për korrupsion.

Të fundit