Flash News

KRYESORE

Akuzohet për plagosjen e Ina Nukës, flet Daniel Droba: Kapsollët i hodha në llamarinat e xhamisë, policët më vunë pistoletën në kokë

Akuzohet për plagosjen e Ina Nukës, flet Daniel Droba: Kapsollët

Zbardhet dëshmia e 18-vjeçarin Danile Drobas, i cili është ndaluar si i dyshuar për plagosjen e efektives Ina Nuka, ditën e protestës së banorëve të ‘Astirit’ përballë parlamentit.

Në dëshminë e tij në polici, i riu ka deklaruar se ka hedhur tre kapsollë, por sipas tij te llamarina e xhamisë së Namazgjasë.

Po ashtu, ai ka deklaruar se pas këtij veprimi është nisur për t’u dorëzuar në komisariatin nr. 3 në Tiranë, por disa efektivë e kanë marrë me dhunë dhe e kanë futur në makinë.

“Kisha tre kapsolla në dorë dhe i hodha te llamarinat te xhamia, nuk kam përdorur sende të paligjshme. Pasi babai im bisedoi me avokatin, jam nisur të vetëdorëzohem në komisariatin nr. 3 në Tiranë. Disa policë më futën me forcë në makinë, me vunë pistoletën në kokë dhe më kanë dhunuar brenda në makinë. Isha katër vjeç kur është ndërtuar shtëpia imë në Unazë”, ka deklaruar i riu.

Të fundit