Flash News

KRYESORE

Akuzohet se merr 700 euro për një provim, administrata e fakultetit mbron ish-bashkëshortin e Linda Ramës

Akuzohet se merr 700 euro për një provim, administrata e fakultetit

Prej disa ditësh, studentet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë hedhur akuza për pedagogun Thanas Xhillari se kërkon 700 euro për në këmbim të dhënies së një note kaluese për lëndën e matematikës.

Në shenjë demonstrative ndaj Xhillarit, i cili është ish-bashkëshorti i Linda Ramës, e cila është bashkëshortja e kryeministrit Rama, studentët kanë shpalosur parulla dhe banderola kundër Xhillarit.

Së fundi, studentët janë përballur me reagimin e shefes së administrimit dhe shërbimeve pranë këtij fakulteti. Ajo është drejtuar nga studentëve dhe u ka kërkuar llogari për këtë veprim, ndërsa ka kërkuar që të mos e filmonin me celularë.

“Ka mundësi ta heqësh atë celular. Mos më filmo mua. Ok vazhdo, kujton se po bën ndonjë gjë të bukur? Të gënjen mëndja. Ka mundësi të më thuash çfarë je duke bërë? Institucioni ka një rregullore dhe jo kushdo mund të vijë dhe të bëjë çfarë të dojë. E dini shumë mirë që duhet të merrni leje për çfarëdolloj veprimi dhe iniciative”, iu drejtohet ajo me tone të larta studentëve.

Më pas ajo ka vijuar duke iu drejtuar sërish studentes duke e pyetur se çfarë përfaqëson dhe çfarë kërkon me këtë veprim.

“Ti kush je? Ti kush je që vjen këtu si trime? Çfarë përfaqëson ti? Në institucion do sillesh brenda normave dhe rregullave”, dëgjohet të thotë ajo.

Më poshtë mund të ndiqni debatin e plotë, të shpërndarë nga faqja ‘Për Universitetin”.

https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/1627520790619232/

Të fundit