Flash News

KRYESORE

Akuzohet se ndodhej në zyrën e Nuhut kur u kërcënua me jetë, reagon Taulant Balla për arrestimin e Rexhep Rrajës

Akuzohet se ndodhej në zyrën e Nuhut kur u kërcënua me

Pas kryeministrit Edi Rama, vjen edhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist në Krujës, Rrahman Rraja.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Balla thekson se ndalimi i djalit të deputetit i ndanë ata me opozitën.

Reagimi i plotë:

Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, fale Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhrat e organit të akuzës. Barazia para ligjit për ne nuk është sllogan po parim themelor në fjalën tonë, në reformat dhe qëndrimet tona.

Ndalimi i djalit të deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë! Sepse jo vetem nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbështesim plotësisht. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj deri në fund dhe shpresoj shumë që edhe autorët dhe heroi i Babale dyshit të marrin atë që ju takon nga organi i akuzës!

Të fundit