Flash News

KRYESORE

Akuzohet se përdhunoi vajzën e mitur, flet 13 vjeçarja: Kemi një vit në lidhje intime

Akuzohet se përdhunoi vajzën e mitur, flet 13 vjeçarja: Kemi

Pas arrestimit të një të riu në Fier i cili u kap në flagrancë nga polica i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, ka reaguar kjo e fundit në policia.

Vajza 13 vjeçare është shprehur e qetë se nuk është përdhunuar dhe se  me djalin e arrestuar kishin një vit që ishim në një marrëdhënie intime dhe se ishte ideja e saj për tu larguar nga shtëpia.

“Kam ikur me dëshirë nga banesa, ne të dy jemi prej një viti të lidhur së bashku, jemi të dashuruar” ka thënë vajza në polici, duke theksuar se “Unë i propozova të largoheshim”.

“ Policia ka ndaluar shtetasin Oltjon Buzi 22 vjeç nga fieri pasi në datën 23.11.2017, rreth orës 22:30, në fshatin Kallm i Madh, është kapur në flagrancë me një vajzë të mitur 13 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa e saj. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën”- tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar nga Neni 100 i Kodit Penal.

Të fundit