Flash News

KRYESORE

Akuzohet se vrau një person, arrestohet efektivi i policisë së Kosovës

Akuzohet se vrau një person, arrestohet efektivi i policisë së

Inspektorati i Policisë së Kosovës, përmes një komunikate për mediat ka njoftuar se mëngjesin e sotëm, një person është vrarë me armë zjarri në rrugën “Nato 99” në Gjilan dhe dyshohet se vrasja është kryer nga një punonjës policie.

I dyshuari me inicialet V.H., që ishte përfshirë në përleshje është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Ai është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e mjekësisë ligjore dhe njësinë rajonale të hetimeve janë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ka ndodhur incidenti në konsultim edhe me prokurorin kujdestar që është prezente aty.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Të fundit