Flash News

KRYESORE

Akuzohet si përfitues i fondeve greke, reagon Zheji: Do vijë dita që Shqipëria do vetë-pastrohet nga mercenarët

Akuzohet si përfitues i fondeve greke, reagon Zheji: Do vijë dita

Analisti Artur Zheji ka reaguar pas një lajmi të publikuar nga një gazetë greke e quajtur ‘Eleftheri Ora’, e cila shkruante se ai ishte një ndër përfituesit e fondit sekret prej një milion eurosh që jepet nga Ministria e Jashtme.

Përmes një editoriali të publikuar të portali i tij, 360 gradë, Zheji mohon të ketë përfituat para, teksa shton se kjo është një shpifje e pastër dhe keqdashëse, që e ka qendrën në Tiranë, afër segmenteve të Qeverisë së njollosur nga ky skandal.

“Dhe prandaj, ndonëse jetojmë në të njëjtin vend, ngelemi përjetësisht të papërzier dhe shumë larg botëve të njeri tjetrit. Për ta mbyllur: Ngelem krejt i qetë. Lista bërësit të vazhdojnë punën e tyre të ndyrë, për të cilën janë paguar dhe vijojnë të paguhen. Ndoshta do të vijë dita që Shqipëria, do ta nxjerrë llumin e vet në breg, ashtu sikundër bën Deti, të vetë-pastrohet dhe të bëhet gati për ditë më të mira”, përfundon gazetari Artur Zheji.

Reagimi i plotë:

Skandali që ka plasur në Greqi në lidhje me fondet sekrete greke, ka kapur të papërgatitur “agjenturën” politike dhe mediatike të mirë-paguar në Shqipëri, për të krijuar dizinformacion.

Unë si Artur Zheji, nuk i di dhe nuk mund ti di emrat e tyre, as të personave dhe as të portaleve, ndonëse e kam një ide për disa prej tyre, por nuk më lejohet të shpif për askënd. Një gjë është e sigurtë, në “Listën” e botuar në ca Portale fantazmë dhe jo vetëm, është vendosur edhe emri im.

Një shpifje e pastër dhe keqdashëse, që e ka qendrën në Tiranë, afër segmenteve të Qeverisë së njollosur nga ky skandal dhe sigurisht përfituesit e këtyre Fondeve Greke, që përmes këtyre Listave të Rreme, kërkojnë të përhapin mjegull dhe të fshihen pas kësaj mjergulle të vetë-krijuar.

E vërteta duket e qartë dhe e paqme, në punën dhe në linjën që një gazetar ndjek në raport me publikun.

Dyshoj që hartuesit e Listës së Rreme, e cila nuk ka asnjë burim dhe asnjë provë, është përpiluar pikërisht në Tiranë dhe Athinë, sipas skemës së shërbimeve sekrete, që mbështetet mbi krijimin e ‘Pistave të Rreme’, për të fshehur agjenturat e vërteta.

Unë personalisht jam ndeshur me shumë kërcënime që nuk i kam bërë kurrë publike, porse trishtohem që ky vend, mban e ushqen kaq shumë vemje, kaq shumë plehra, kaq shumë përbindësha që jetojnë në nevojtoren e pisët të skutave të tyre dhe që kanë lindur pa Atdhe dhe do të vdesin si tradhëtarë!

Personalisht kam përpara meje, të paktën 3 breza pinjollësh të shquar të Shqiptarisë, dhe shqiptarë-dashës të orëve më të vështira, kurse vemjet e krahut tjetër, që kanë baballarë krimba dhe për nëna gjirizin ku jeton fort-lumturisht raca krimbërore, janë ata që janë.

Dhe prandaj, ndonëse jetojmë në të njëjtin vend, ngelemi përjetësisht të papërzier dhe shumë larg botëve të njeri tjetrit. Për ta mbyllur: Ngelem krejt i qetë. Lista bërësit të vazhdojnë punën e tyre të ndyrë, për të cilën janë paguar dhe vijojnë të paguhen. Ndoshta do të vijë dita që Shqipëria, do ta nxjerrë llumin e vet në breg, ashtu sikundër bën Deti, të vetë-pastrohet dhe të bëhet gati për ditë më të mira.

Nëse nuk e mbërrin brezi im, ndoshta do ta mbërrijnë brezat që vijnë, fëmijët tanë Shqiptarë dhe Shqipëri-dashës.

Të fundit