Flash News

KRYESORE

Akuzohet si spiun i agjenturave të huaja/ Çfarë deklaronte vetë Artur Meçollari tre vite me parë për marrëveshjen e detit

Akuzohet si spiun i agjenturave të huaja/ Çfarë deklaronte

Emri i Artur Meçollarit është bërë pjesë e rëndësishme e diskutimeve të fundit publike. Prezenca e tij në grupin e negociatorëve më Greqinë si ekspert i Forcave Detare ka ngjallur dyshime që lidhen me ‘dritëhijet’ e të kaluarës së tij.

Ish-kryeministri, Sali Berisha duke iu referuar informacioneve nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë e ka cilësuar një spiun të agjenturave të huaja, ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes akuza të tilla janë trillime.

Deri më tani, Meçollari nuk ka mbajtur një qëndrim publik për akuzat që i janë adresuar dhe as nuk ka treguar pikëpamjet e tij për marrëveshjen e re të detit me Greqinë.  Megjithatë, Politiko.al ka zbuluar se çfarë mendonte Meçollari tre vite më parë mbi këtë çështje sensitive.

I fuar në emisionin ‘Top Show’, në Maj të vitit 2015, ku po diskutohej tema “Shqipëri - Greqi, beteja e ujit”, ai shfaqej hapur kundër marrëveshjes së vitit 2009, e cila u shfuqizua më vonë nga Gjykata Kushtetuese.

 

Ajo ishte një marrëveshje klandestine. Mënyra sesi u bë, në vend që të përmirësonte klimën midis dy vendeve, ajo e rëndoi më shumë. Greqia u përpoq shumë që të arrihej marrëveshja, madje investoi politikisht dhe jurikisht ”, ishin fjalët e Meçollarit, duke shtuar: “Ishte e paprecedent nga pikëpamja juridike dhe ishte më e keqja e mundshme për Republikën e Shqipërisë. Për më tepër kërkonte të destabizlonte regjimin detar në detin Egje”.

Nga ana tjetër, ajo që u vu re në ligjëratet e Muçollarit gjatë emisionit ishin ngatërresat e tij me datat, të cilat shkaktuan ilaritet tek të ftuarit Ksenofon Krisafi (Specialist i së Drejtës Ndërkombëtare), Qirjako Qirko (Zyrtarë i Ministrisë së Jashtme) dhe Vladimir Puka (Ekspert hidrokarburesh).

A është Meçollaro një 'Kalë Troje' i ditëve të sotme? Dilemat vazhdojnë.../L.C. 

Politiko.al

Të fundit