Flash News

KRYESORE

Akuzoi Lindita Nikollën, gjykata gjobit ish-deputetin

Akuzoi Lindita Nikollën, gjykata gjobit ish-deputetin

Gjykata e Tiranës ka gjobitur me 70 mijë lekë për shpifje ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi.

Boçi më herët pati akuzuar ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se po përdorte tenderin e dëftesave për të favorizuar njerëzit pranë saj.

“Rreth 420 mijë nxënës shqiptarë për herë të parë në historinë e shkollës shqipe janë pa dëftesat shkollore. Një pjesë prej tyre rrezikojnë të mos regjistrohen në shkollë të mesme brenda dhe jashtë vendit”, akuzoi Boçi pas vonesës për disa javë të shpërndarjes së dëftesave.

Pas padisë së Lindita Nikollës, gjykata ka vendosur ta dënojë me gjobë.

 

Të fundit